Vazhdon seria e mysafirëve ndërmarrës nëpër komuna
Ne serine e ndermarresve te suksesshem dhe nen moton #sharingiscaring Mergim Prishtina nga kompania farmaceutike Trepharm foli para te rinjeve ne Drenas per ndermarresine, sfidat dhe sukseset pergjate rrugetimit te tij biznesor dhe perspektivat e vete-punesimit.
Mrika Gashi hapi diskutimin ne Komunen e Drenasit dhe inkurajoi te pranishmit qe te shfrytezojne sherbimet qe ofron Agjencia per Zhvillim Rajonal-Qender per zhvillimin e ideve te biznesit per qendrueshmeri te balancuar ne rajonin e qendres.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane – Amcham para te rinjeve tha se sot rrethanat e krijimit te ndermarresise jane me ndryshe ne krahasim me te kaluaren dhe se tase te rinjte duhet ta kene fokusin ne ndermarresi e jo ne sektorin publik.
Kryetari i Komunes se Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se sot biznesemenet me te fuqishem te Drenasit ia kane filluar ndermarresise kur ishin te rinje, duke inkurajuar nxenesit dhe studentet te behen storie suksesi ne fushen e ndermarresise.
Diskutimi i hapur u mbajt ne kuader te edicionit te shtate te Javes Globale te Ndermarresise