Jan 10, 2020Gezime Hasani No Comments 704 ViewsShare on
Dhjetëra përpunues dhe prodhues të produkteve të metalit nga pesë rajonet e Kosovës po përfitojnë nga asistenca teknike që po ofrohet nga “mentorët e eksportit” për t’i pergaditur këto kompani për eksport në vendet Europiane. Projekti për Avancimin e Eksportit të produkteve te drurit dhe metalit ka për qëllim aftësimin dhe trajnimin e kompanive të përzgjedhura në lidhje me certifikimet dhe standardizimet e produkteve për tregun e jashtëm.
Projekti po implementohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Qendër dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ-it, përmes projektit “Creating Employment Through Export Promotion”.