Mrike Gashi-Macula

Drejtoreshë Ekzekutive

Mimoza Tafarshiku

Menaxhere e Projekteve dhe Administratës

Gezime Hasani

Kordinatore e Rrjetit dhe MP

Fjolla Begolli

Zyrtare për Burime Njerëzore

Leonard Maloku

Kontabilist

Mrika iu bashkua Asociacionit të Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARDA) në 2015, si Koordinatore e Rrjetit, dhe shpejtë u promovua në CEO. Tani ajo kryeson AZhR-Qendër. Ajo është përgjegjëse për punën aktive me listë të gjatë të donatorëve, partnerëve dhe organizatave në Rajonin Ekonomik Qendër.

Ajo ka përvojë të gjerë në agjencitë e huaja të zhvillimit, institucionet qeveritare dhe shoqatat e zhvillimit ekonomik. Si e diplomuar në ekonomi, ajo aktualisht po ndjek gradën Master në Menaxhimin e Biznesit.

Mimoza është e diplomuar Ekonomik dhe është përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm të projekteve në AZhR-Qendër. Ekspertiza e saj qëndron në përgatitjen e planeve të biznesit dhe investimeve për Agjencinë.

Para këtij pozicioni, Mimoza ka punuar për katër vjet si menaxhere zyre me UK Pharma (British Pharmaceutical Company) për tetë vjet. Ajo ka punuar si asistente e projektit “CULTURE FROM-FOR ALL” – Përparimi kulturor, në komunitetet lokale të Maqedonisë dhe Kosovës.

Gezimja u diplomua në Universitetin Amerikan në Bullgari, me diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pas diplomimit, ajo ndërtoi karrierën e saj profesionale në institucionet e qeverisë qendrore, bankat multilaterale të zhvillimit dhe sektorin privat.

Para se të angazhohet në Agjencinë për Zhvillim Rajonal-Qendër, Gezimja punoi në sektorin e energjisë, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin social e mjedisor të projekteve të mëdha infrastrukturore.

Gjatë karrierës së saj, Fjolla ka mbajtur role të ndryshme në fushën e administrimit të biznesit. Ajo ka diplomë bachelor në Administrim Biznesi nga Universiteti i Phoenix. Ajo ka punuar në institucione të ndryshme në SHBA dhe projekte të financuara nga BE në Kosovë.

Fjolla së pari u bashkua me Asociacionin e Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARDA) si Asistente Administrative dhe Burimeve Njerëzore.

Me mbi 20 vjet përvojë në kontabilitet, Leonardi ka qenë përgjegjës për financat, analizat dhe llogaritë e AZhR-Qendër që nga viti 2017.

Ai është i diplomuar në Ekonomi dhe ka punuar për një numër të madh institucionesh private dhe publike në Kosovë.