AZhR-Qender dhe MPMS organizojnë trajnim për shkathtësi të buta

Agjensia për Zhvillimin Rajonal – Qendër mbajti sot veprimtarinë e saj të radhës në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunën e Obiliqit.
Mrika Gashi nga AZhR-Qender tha se tani është koha që të rinjtë të mos presin punë të shtetit, por të zhvillojnë aftësi për tregun e lirë dhe sektorin privat. Ajo gjithashtu ftoi të rinjtë që ishin të pranishëm të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga AZhR-Qender për të zhvilluar idetë e biznesit për qëndrueshmëri të ekuilibruar ekonomik në Rajonin Ekonomik Qendrës.

Burrat dhe gratë e reja të pranishme patën mundësinë që të aftësohen për zhvillimin e aftësive të buta – procesin e formulimit të CV-së, letrës mbuluese dhe sjelljes së intervistës.
I njëjti trajnim do të ofrohet në komunat e tjera partnere të AZHR-së. Gjatë ditëve në vijim, do t’ju informojmë për trajnimet që do të zhvillohen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Podujeve, Shtime, Lipjan dhe Drenas.

http://ardacentre.org/