Drejtoresha e AZhR-Qendër në vizitë në Kongresin Amerikan

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër, Mrika Gashi dhe njëherësh edhe anëtare e bordit të guvernatorëve të American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë qëndroi në Washington DC dhe në shtetin e Minnesota-s në kuadër të vizitës së përvjetshme të Bordit. Nga takimet me kongresmenë Amerikan, u konkludua se forcimi i bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë, janë thelbësore për stabilitetin e rajonit. Anëtarët shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.

http://ardacentre.org/