Vizitë në terren te përpunuesit e drurit dhe metalit në Mitrovicë

AZhR-Qendër dhe GIZ Kosova vizituan përpunuesit e drurit dhe metalit në rajonin e Mitrovicës.

“Projekti për Ngritjen e Eksportit” për këto industri ka për qëllim të lehtësojë dhe ngrisë bashkëpunimin mes bizneseve Kosovare dhe Europiane, të ngushtojë proporcionin mes eksportit dhe importit dhe të rrisë punësimin.

Ky projekt mbështetet nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.