Nov 19, 2019Gezime Hasani No Comments 253 ViewsShare on
Agjencia për Zhvillim Rajonal – Qendër, partnere e Innovation Centre Kosovo në Javën Globale të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week), do të zhvillojë aktivitete në mbështetje të ndërmarrësisë në Kosovë. Këtë vit do të fokusohemi në katër fusha: Arsimi, Ekosistemi, Gjithëpërfshirja dhe Politikat.
#GEWEducation – ngritja e vetëdijes dhe ofrimi i trajnimeve për ndërmarrësit potencial
#GEWEcosystems – inspirimi i komuniteteve për bashkëpunim dhe ndarje të rrjeteve dhe tregjeve të tyre në mënyrë që të nxisin ndërmarrësinë tek të tjerët
#GEWInclusion – aktivitetet, punëtoritë dhe seritë e folësve ku shtjellohet problemi i barrierave me të cilat ballafaqohen grupet e pafavorizuara, kryesisht gratë dhe të rinjtë
#GEWPolicy – shanse për tëtakuar gjeneratën e re të zyrtarëve qeveritarë dhe politikëbërësve që ndihmojnë ndërmarrësit të hapin dhe rrisin bizneset e tyre
Gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë, AZhR-Qendër do ju sjellë zëra të fuqishëm që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin e ndërmarrësisë në fushat e cekura më lartë.