AZhR-Qendër dhe AmCham sjellin storie të suksesit në Shtime

Në kuadër të edicionit të shtatë të Javës Globale të Ndërmarrësisë, dhe në partneritet me Oden Ekonomike Amerikane, Agjencia për Zhvillim Rajonal – Qendër mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Komunën e Shtimës. Nën moton #sharingiscaring, ndërmarresi i suksesshëm, Gojart Kelmendi ga EuroKosova solli tregimin e tij para të rinjëve në Shtime dhe bisedoi me ta rreth sfidave dhe sukseseve në ndërmarrësi.
Mrikë Gashi nga AZhR-Qendër bëri hapjen e aktivitetit duke thënë se ndërmarrësia duhet të promovohet tek të rinjtë në Kosovë, pasi që mbetet një nga tregimet e suksesit në ekonominë e Kosovës.
Arian Zeka, nga AmCham inkurajoi të rinjtë e pranishëm të fokusohen në ndërmarrësi dhe biznes privat  jo në sektorin publik.
Seria e aktiviteteve #sharingiscaring do të sjellë ndërmarrës të suksesshëm tek të rinjtë në qytete të ndryshme të Kosovës për t’i ndarë eksperiencat e tyre dhe të inspirojnë ata që të ndërtojnë të ardhmen në ndërmarrësi

http://ardacentre.org/