Bursat Gratë në Energji nga MFK

Sesionet informative për programin e bursave “Gratë në Energji” u organizuan nga AZHR-Qendër, si pjesë e komponentit të Fondacionit të Milleniumit të Kosovës për përmirësimin e rolit të grave në tregun e energjisë. Sesionet informative ofruan një mundësi për gratë dhe vajzat të mësojnë mbi bursat, pranueshmërinë, procesin e aplikimit dhe pritjet nga kandidatët e zgjedhur.

AZhR-Qendër organizoi aktivitetet në një periudhë prej katër javësh, të shtrirë në tetë seanca, ku morën pjesë 543 gra dhe vajza të ndjekura nga të cilat 509 shqiptare dhe 22 serbe dhe 12 nga etnitë tjera. Sesionet informative u mbajtën në tetë komuna të Kosovës, (duke përfshirë pesë Rajonet e Kosovës) duke filluar nga 4 Mars 2019 në Graçanicë, Mitrovica Jugore, Mitrovica Veriore, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj, dhe përfunduan më 28 Mars 2019, në Prishtinë.

Objektivat kryesore të seancave informuese ishin:

  • Sigurojë një atmosferë të mirë për gratë dhe vajzat pjesëmarrëse për të mësuar rreth programit të bursave
  • Të njoftojë sa më shumë gra dhe vajza të interesuara, në mënyrë që të paraqesin programin e bursave dhe programe të tjera MFK, duke synuar gratë dhe vajzat e reja.