Drejtoresha e AZhR-Qendër në vizitë në Kongresin Amerikan
Nov 19, 2019Gezime Hasani No Comments 276 ViewsShare on
Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër, Mrika Gashi dhe njëherësh edhe anëtare e bordit të guvernatorëve të American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë qëndroi në Washington DC dhe në shtetin e Minnesota-s në kuadër të vizitës së përvjetshme të Bordit. Nga takimet me kongresmenë Amerikan, u konkludua se forcimi i bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë, janë thelbësore për stabilitetin e rajonit. Anëtarët shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.