Ftesë për aplikim / Poziv za apliciranje

Ftesë për aplikim në Skemën e Granteve ‘Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë’

Agjencia për Zhvillim Rajonal -Qendër (AZHRQ) lanson Skemën e Granteve “Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë” të financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit “ Programi për Rimëkëmbje Masa 4”,  dhe Komunat e Zonës Ekonomike Qendër.

Kjo grant skemë ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave, përmes mbështetjes me pajisje dhe mjete pune në funksion të rritjës së rendimentit, produktivitetit dhe cilësisë së produkteve bujqësore.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Gratë si persona fizik mbi moshën 18 vjeçare nga komunat e Zonës Ekonomike Qendër (Prishtinë Prishtinë, Podujevë; Fushë Kosovë; Obiliq; Drenas; Shtime, Lipjan; dhe Graçanicë);
  • Gratë të cilat dëshmojnë angazhimin në sektorin bujqësisë, blegtorisë, agrikulturës dhe që kanë nevojë për pajisje dhe mjete pune për rritjen e aktivitetit ose rritjen e produktivitetit në punë; dhe
  • Inkurajohen gratë kryefamiljare, minoritare, nënat vetëushqyese, gratë përfituese të asistencës sociale (të vërtetohen me anë të dokumentacion përkatës).

Mënyra dhe shuma e përkrahjes

  • Përkrahja financiare do t’u shpërndahet përfituesve që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe kanë fituar pikët maksimale në bazë të kritereve të vlerësimit;
  • Përkrahja financiare dhe bashkëfinancimi do të ndahet në pajisje (jo në para të gatshme).
  • Përfitueset e granteve, do të furnizohen me pajisjet dhe mjetete e punës deri me /apo para  datës 30 nëntor 2021.

Vlera e pajisjeve dhe mjeteve të kërkuara në secilin aplikacion duhet të jetë në mes të 1,000.00 dhe 1,500.00 Euro.

 

Dokumentacioni për aplikim

Aplikuesja, duhet të dorëzojë dokumentet si në vijim:

  1. Formularin e plotësuar të aplikimit (mund të shkarkohet nga faqja e AZHRQ) një(1)ORIGJINAL;
  2. Kopjen e letërnjoftimit;
  3. Certifikata ku personi fizik duhet të paraqes prova se personi përgjegjës nuk është nën hetime për vepra penale, lëshuar nga Gjykata Themelore, në Prishtinë

 

Mënyra e aplikimit

Për më shumë informacione dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim vizitoni faqen tonë në internet: www.ardacentre.org ose na kontaktoni në email: mimoza.tafarshiku@ardacentre.org  ose në numer të telefonit: +383 (0) 38 220 322 (Orari i punës: e Hënë – e Premte; 8:30-16:00)

Aplikacionet duhen dorëzuar në zarf të mbyllur me postë të regjistruar, shërbim të postës së shpejtë, apo dorëzuar personalisht (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe datuar i pranimit) në adresat e mëposhtme:

Komuna e Prishtinës-: rr. Sylejman Vokshi nr.5, Prishtinë 10000 (mbrapa Sheshit Zahir Pajaziti, në objektin e Filharmonisë së Kosovës), në zyrat e AZHR-Qendër

Komuna e Fushë Kosovës: rr. Sylejman Vokshi nr.5, Prishtinë 10000 (mbrapa Sheshit Zahir Pajaziti, në objektin e Filharmonisë së Kosovës),në zyrat e AZHR-Qendër

Komuna e Podujevës: Në komunën e Podujevës ( Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik), rr. Nuhi Gashi, Podujevë, 11000.

Komuna e Lipjanit: Në komunën e re të Lipjanit (Drejtoria për Zhvillim Ekonomik), rr. Isa Olluri, Lipjan

Komuna e Shtimës: Në komunën e Shtimës ( Zyra e pritjes në shërbim ndaj qytetarëve), rruga Tahir Sinani nr50, Shtime, 7200.

Komuna e Drenasit: Në komunën e Drenasit ( Drejtoria për Zhvillim Ekonomik), rr. Fehmi Lladrovci, Drenas, 13000.

Komuna e Obiliqit: Në komunën e Obiliqit (Zyra Pritëse Administrative – kati i 1-rë), rr. Adem Jashari, Obiliq

Komuna e Graçanicës: Në komunën e Graçanicës, rr. Cara Lazara b.b Graçanica 10500

 

Ftesa për aplikim mbetet e hapur deri me 14.07.2021 në ora 16:00. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.

 

Shtojca A1 Formulari i aplikimit GS

Udhezimi_per_aplikantet_e_grantit-Subvencione-grante-per grate_farmere AZHRQ2021

Njoftim rreth shtyerjes se afatit

 

Poziv za apliciranje za šemu grantova „Podrška i osnaživanje žena u poljoprivredi“

Agencija za regionalni razvoj – Centar (ARRC) pokreće šemu grantova „Podrška i osnaživanje žena u poljoprivredi“ koju finansiraju Agencija za ravnopravnost polova /Kancelarija premijera „Program oporavka Mera 4“ i opštine iz Ekonomske zone Centar.

Ova šema grantova ima za cilj ekonomsko jačanje žena, kroz podršku opremom i radnim sredstvima u cilju povećanja prinosa, produktivnosti i kvaliteta poljoprivrednih proizvoda.

Pravo apliciranja imaju:

  • Žene kao fizička lica starija od 18 godina iz opština Ekonomske zone Centar (Priština, Podujevo; Kosovo Polje; Obilić; Glogovac; Štimlje, Lipljan; i Gračanica);
  • Žene koje dokažu angažovanje u sektoru poljoprivrede, stočarstva, poljoprivrede i kojima je potrebna oprema i radna sredstva za povećanje aktivnosti ili povećanje produktivnosti u radu; i
  • Podstiću se žene glave porodice, žene iz manjinskih zajednica, samohrane majke, žene korisnice socijalne pomoći (da potvrde putem odgovarajuće dokumentacije).

Način i iznos podrške

 Finansijska podrška će se podeliti korisnicima koji su ispunili sve neophodne kriterijume i dobili maksimalan broj bodova na osnovu kriterijuma za ocenjivanje;

  • Finansijska podrška i sufinansiranje biće izdvojeno za opremu (ne gotovinu).
  • Korisnici grantova biće snabdeveni opremom i radnim sredstvima do / ili pre 30. novembra 2021. godine.

Vrednost opreme i sredstava potrebnih za svaku aplikaciju treba da bude između 1,000.00 i 1,500.00 Evra.

Dokumentacija za apliciranje

Aplikantkinja mora dostaviti sledeće dokumente:

  1. Popunjen obrazac za apliciranje (može se preuzeti sa stranice ARRC)

jedan (1) ORIGINAL;

  1. Kopija lične karte;
  2. Potvrda kojom fizičko lice mora da podnese dokaze da odgovorno lice nije pod istragom za krivična dela, izdato od Osnovnog suda u Prištini

Način apliciranje

Za više informacija i o dokumentaciji potrebnoj za apliciranje posetite našu stranicu na internetu: www.ardacentre.org ili nas kontaktirajte putem e-maila: mimoza.tafarshiku@ardacentre.org  ili na broj telefona: +383 (0) 38 220 322 (Radno vreme: ponedeljak – petak ; 8: 30-16: 00)

Aplikacije se moraju podneti u zatvorenim kovertama preporučenom poštom, službom brze pošte ili ličnom dostavom (podnosilac će dobiti potpisanu i datiranu potvrdu o prijemu) na sledeće adrese:

 Opština Priština: ul. Sylejman Vokshi br.5, Priština 10000 (iza trga Zahir Pajaziti, u zgradi Filharmonije Kosova).

Opština Kosovo Polje: ul. Sylejman Vokshi br.5, Priština 10000 iza trga Zahir Pajaziti, u zgradi Filharmonije Kosova).

Opština Podujevo: U Opštini Podujevo (Direkcija za planiranje i ekonomski razvoj), ul. Nuhi Gashi, Podujevo, 11000.

Opština Lipljan: U Opštini Lipjan (Direkcija za ekonomski razvoj), ul. Isa Olluri, Lipjan

Opština Štimlje: U Opštini Štimlje (Kancelarija za prijem u službi građana), ulica Tahir Sinani br.50, Štimlje, 7200.

Opština Glogovac: U Opštini Glogovac (Direkcija za ekonomski razvoj), ul. Fehmi Lladrovci, Glogovac, 13000.

Opština Obilić: U Opštini Obilić (Administrativna kancelarija za prijem – 1. sprat), ul. Adem Jashari, Obilić

Opština Gračanica: U Opštini Gračanica, ul. Cara Lazara b.b Graçanica 10500

 

Poziv za apliciranje ostaje otvoren do 14.07.2021. godine u 16:00 časova. Aplikacije pristigle nakon ovog roka neće se razmatrati.

 

Anex 1- Formular za Aplikaciu SG

Uputstvo za Aplikante za Grantove -Podrška i osnaživanje žena u poljoprivredi ARRQ2021

OBAVEŠTENJE O ODLAGANJU