Trajnim për “shkathtësi të buta” për gratë dhe të rinjtë e Obiliqit
Ballina › Activities › Trajnim për “shkathtësi të buta” për gratë dhe të rinjtë e Obiliqit
Trajnim për “shkathtësi të buta” për gratë dhe të rinjtë e Obiliqit
Nov 20, 2019Gezime Hasani No Comments 250 ViewsShare on
Agjencia për Zhvillim Rajonal- Qendër sot mbajti aktivitetin e rradhës në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Obiliqit. Mrikë Gashi nga AZhR-Qendër tha se tashmë është koha që të rinjtë të mos presin punë nga shteti por të zhvillojnë aftesitë për tregun e lirë dhe sektorin privat. Ajo gjithashtu ftoi të rinjtë e pranishëm që të përfitojnë nga shërbimet që ofron AZhR-Qendër për zhvillimin e ideve te biznesit për qëndrueshmëri të balancuar ekonomike në Rajonin Ekonomik të Qendrës. Të rinjtë dhe gratë e pranishme patën mundesi të trajnohen në zhvillim të shkathtësive të buta – procesin e formulimit të CV-së, letrës së motivimit dhe sjelljes në intervistë. Trajnime të njejta do të mbahen edhe komunat tjera partnere të AZhR-së. Gjatë ditëve në vijim, do ju njoftojmë për trajnimet qe do mbahen në Prishtinë, Fushë Kosove, Gracanicë, Podujevë, Shtime, Lipjan dhe Drenas.