THIRRJE PËR APLIKIM

GARA E TË RINJËVE PËR BIZNES PLANIN MË TË MIRË”

Implementuar nga:

Agjencia për Zhvillim Rajonal Qendër, Komuna e Podujevës në përkrahje të PPSE Program Swisscontact

Konkursi i Planit të Biznesit për Rininë është një aktivitet i AZHR Qendër ne bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe përkrahje te PPSE Program Swisscontact projektit që rrit kapacitetet e sipërmarrjes së të rinjve dhe përvojën e menaxhimit të biznesit. Rritja e kapaciteteve zbatohet duke kryer punëtori për ndërmarrësi bazuar në përparësitë kryesore të Strategjive të Zhvillimit Rajonal, është që të vazhdohet me Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore dhe të rritet ndërmarrja dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë.

Agjencia për Zhvillim Rajonal-Qendër (AZHRQ) po organizo punëtori për ndërmarrësi me 30 studentë që vijnë nga komuna e Podujevës. Konkursi i planit të biznesit dhe programi i seminarit kryhet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal ne komunën e Podujevës .

AZHR Qendër me këtë aktivitet kërkon të identifikojë dhe plotësojë kërkesën për aftësi sipërmarrëse tek të rinjtë e komunës se Podujevës. Ky program seminar kontribuon drejtpërdrejt në konkurrencën e biznesit përmes prezantimit të koncepteve themelore të ndërmarrjes tek te rinjtë.

1.2. Objektivat e Thirrjes për Aplikim

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje për aplikim është rritja e ndërmarrësisë dhe krijimi i vendeve të punës në pesë regjionet e Kosovës.

Objektivat specifike të kësaj thirrjeje për aplikim janë:

  • Të rritet kapaciteti i të rinjëve (të moshës 18-25 vjeç) për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit në plane të biznesit.
  • Të forcohet konkurrueshmëria midis të rinjve.

1.3. Shpërblimet për planet më të mira të biznesit

Shpërblimi për planin më të mirë të biznesit do të jetë 2,000 €. Shuma e përgjithshme indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje për Aplikim është 4,000 Euro. AZHRQ e rezervon të drejtën të mos i japë të gjitha fondet në dispozicion.

Shpërblimet do të ndahen komunën e Podujevës , konkretisht dy çmime për biznes planin me te mire

2. RREGULLAT E THIRRJES PËR APLIKIM

2.1 Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar në këtë thirrje për aplikim, duhet të përmbushen këto kritere:

  • Të jetë qytetare i komunës së Podujevës
  • Të jetë në moshën nga 18 deri 25 vjeçare.

3. SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT TË CILAT DUHEN NDJEKUR

3.1 Formulari i aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë një formular aplikimi të ofruar nga AZHRQ (Aneksi A) i bashkangjitur në këtë thirrje për aplikim. Aplikantët duhet t’i përmbahen formatit.të.formularit.për.aplikim.

Aplikimet mund të plotësohen në cilëndo nga tre gjuhët zyrtare në Kosovë: shqipe, serbe ose.angleze.

Aplikacionet e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Vetëm formularët e KOMPLETUAR të aplikimit do të procedohen për vlerësim. Prandaj, është shumë e rëndësishme që aplikacioni të përmbajë të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me aplikantin.

3.2 Ku dhe si të dërgohet Formulari i Aplikimit

Aplikacionet duhet të dorëzohen me dorë në adresën e mëposhtme:

Podujevë: Komuna e Podujevës: Nuhi Gashi , Podujeve 11000 tek zyra e Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik

3.3 Afati i dorëzimit të Aplikacionit

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është data 21 qershor 2021 në ora 16:00.

Anex A – Gara per te Rinjet – Formulari i Aplikimit ALB

Udhezuesi – GARA PER TE RINJET PER BIZNES PLANIN ME TE MIRE.docx_update

Rezultatet_Gara per te rinjte per biznes planin me te mire.pdf