Shpall konkurs për punësim në kohë të caktuar

Data: 15.07.2022

Pozita: Konsulent i projektit

Projekti: Ekipi Komunal për Projekte (EKP)

Vendi i punës: AZHR Qendër, Prishtinë

Periudha e Angazhimit: 6 muaj, me mundësi vazhdimi

Numri i pozitave: 2

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

 

  • Promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
  • Asistencë në ofrimin e informatave relevante gjatë përgatitjes së Studimeve të Fizibilitetit për projekte zhvillimore;
  • Mbështetje teknike gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike komunale;
  • Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve për aplikim në burime të ndryshme të financimit (donatorë vendor dhe ndërkombëtar);
  • Mbështetje për tërheqjen e investimeve nga investitorë vendor dhe ndërkombëtar;
  • Asistencë në organizimin dhe/ose bashkë-organizimin e aktiviteteve promovuese për bizneset lokale etj;
  • Krijon komunikim dhe bashkëveprim me komunitete të biznesit, komuna, organizata të shoqërisë civile dhe akterët e tjerë të rajonit;
  • Siguron përmbushjen e aktiviteteve dhe rezultateve të punës në kohë sipas planit të zbatimit të projektit;
  • Kryen detyra tjera të lidhura me këtë pozitë të përcaktuara nga drejtori;

 

Kualifikimet dhe përvojat e kërkuara:

 

  • Diplomë universitare dhe Master në fushat relevante;
  • Përvojë pune relevante  në sektorin publik;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikues;
  • Njohuri te gj.angleze e preferueshme;
  • Të kenë njohuri  kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;

 

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në:  info@ardacentre.org duke bashkangjitur CV, Diplomën Universitare, Referenca nga punëdhënësi paraprak, Vërtetimin nga gjykata Komunale se nuk është nën hetime (të gjitha dokumentet të dërgohen në formatin PDF).

 

Afati i aplikimit: 22.07.2022 në ora 16:00

 

APLIKACIONET E PAKOMPLETUARA SI DHE TË DËRGUARA PAS AFATIT NUK DO TË MERREN NË SHQYRTIM.

 

VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KRITERET E LARTËSHËNUARA DO TË KONTAKOHEN PËR INTERVISTIM.