Shpall konkurs për punësim në kohë të caktuar

Data: 16.02.2023
Pozita: Konsulent i projektit
Projekti: Ekipi Komunal për Projekte (EKP)
Vendi i punës: AZHR Qendër, Prishtinë
Periudha e Angazhimit: 6 muaj, me mundësi vazhdimi
Numri i pozitave: 5
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
• Promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
• Asistencë në ofrimin e informatave relevante gjatë përgatitjes së Studimeve të Fizibilitetit për projekte zhvillimore;
• Mbështetje teknike gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike komunale;
• Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve për aplikim në burime të ndryshme të financimit (donatorë vendor dhe ndërkombëtar);
• Mbështetje për tërheqjen e investimeve nga investitorë vendor dhe ndrërkombëtar;
• Asistencë në organizimin dhe/ose bashkë-organizimin e aktiviteteve promovuese për bizneset lokale etj;
• Krijon komunikim dhe bashkëveprim me komunitete të biznesit, komuna, organizata të shoqërisë civile dhe akterët e tjerë të rajonit;
• Siguron përmbushjen e aktiviteteve dhe rezultateve të punës në kohë sipas planit të zbatimit të projektit;
• Kryen detyra tjera të lidhura me këtë pozitë të përcaktuara nga drejtori;
Kualifikimet dhe përvojat e kërkuara:
• Diplomë universitare dhe Master në fushat relevante;
• Përvojë pune relevante në sektorin publik;
• Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikues;
• Njohuri te gj.angleze e preferueshme;
• Të kenë njohuri kompjuterike;
• Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: info@ardacentre.org dhe mimoza.tafarshiku@ardacentre.org duke bashkangjitur CV, Diplomën Universitare, Vërtetimin nga gjykata Komunale se nuk është nën hetime (të gjitha dokumentet të dërgohen në formatin PDF).
Afati i aplikimit: 24.02.2023 në ora 16:00
APLIKACIONET E PAKOMPLETUARA SI DHE TË DËRGUARA PAS AFATIT NUK DO TË MERREN NË SHQYRTIM.
VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KRITERET E LARTËSHËNUARA DO TË KONTAKOHEN PËR INTERVISTIM.