Ftesë për kuotim
Agjencia për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR-Qendër), në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe përkrahja e grave në agrikulturë” projekt ky i financuar nga donatori Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), po kërkon nga furnitorët / kontraktorët / firmat e interesuara dhe të kualifikuara të paraqesin ofertën / propozimin e tyre për furnizimet e mëposhtme:
- Furnizim me Mekanizëm Bujqësor dhe paisje elektronike
Kompanitë e interesuara duhet të kontaktojnë drejtpërdrejtë AZHR-Qendër përmes postës elektronike mimoza.tafarshiku@ardacentre.org duke kërkuar ftesën e plotë për kuotim deri më 03.11.2021.