RDA Centre/AZHR Qendër shpall konkurs për punësim në kohë të caktuar

Data: 16.09.2024
Pozita 1: Konsulent i projektit
Pozita 2: Fotograf profesional
Projekti: Ekipi Komunal për Projekte (EKP)
Vendi i punës: AZHR Qendër, Prishtinë
Periudha e Angazhimit: 6 muaj, me mundësi vazhdimi
Numri i pozitave: 2
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës 1:
• Promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
• Asistencë në ofrimin e informatave relevante gjatë përgatitjes së Studimeve të Fizibilitetit për projekte zhvillimore;
• Mbështetje teknike gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike komunale;
• Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve për aplikim në burime të ndryshme të financimit (donatorë vendor dhe ndërkombëtar);
• Mbështetje për tërheqjen e investimeve nga investitorë vendor dhe ndërkombëtar;
• Asistencë në organizimin dhe/ose bashkë-organizimin e aktiviteteve promovuese për bizneset lokale etj;
• Krijon komunikim dhe bashkëveprim me komunitete të biznesit, komuna, organizata të shoqërisë civile dhe akterët e tjerë të rajonit;
• Siguron përmbushjen e aktiviteteve dhe rezultateve të punës në kohë sipas planit të zbatimit të projektit;
• Kryen detyra tjera të lidhura me këtë pozitë të përcaktuara nga drejtori;
Kualifikimet dhe përvojat e kërkuara:
• Diplomë universitare dhe Master (e preferueshme) në fushat relevante;
• Përvojë pune relevante në sektorin publik;
• Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Njohuri te gj.angleze e preferueshme;
• Të kenë njohuri kompjuterike;
• Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës 2
•Të ketë njohuri të bëjë fotografi profesionale.
•Të ketë njohuri për editimin e fotografive.
•Të jetë i/e gatshëm të punoj në teren dhe dhe të përshtatet me ekip.
•Të jetë në gjendje të siguroj fotografi profesionale në aktivitet protokollare dhe atyre në teren, të bëjë montazh video dhe të siguroj material të mjaftueshëm dhe të nevojshëm.
•Propozon procesin e marrjes së fotografive që nga fillimi deri në përfundim të ngjarjeve, punëve, eventeve dhe çdo aktivitet tjetër që i caktohet.
•Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë ekipore edhe për aktivitete jashtë orarit zyrtar të punës;
•Të rishikoj fotografitë dhe videot me të mira dhe të propozoj për publikim si dhe aftësi në përdorim të pajisjeve të ndryshme fotografike me softuer përkatës.
Kualifikimet dhe përvojat e kërkuara:
•Të këtë aftësi në programet për editim të fotove dhe videove, në veçanti në programet Adobe Collection;
•Të këtë së paku një (1) vjet përvojë pune profesionale;
•Të këtë njohuri për pajisjet aparatet fotografike (kamerat dhe lentet);
•Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
•Certifikime tjera gjatë karrierës profesionale (e preferueshme)
Të këtë njohuri rreth punës dhe mirëmbajtjes së rrjeteve sociale.
Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: info@ardacentre.org dhe mimoza.tafarshiku@ardacentre.org duke bashkangjitur CV, Diplomën Universitare per poziten (1), Vërtetimin nga gjykata Komunale se nuk është nën hetime (të gjitha dokumentet të dërgohen në formatin PDF).
Afati i aplikimit: 24.09.2023 në ora 16:00
APLIKACIONET E PAKOMPLETUARA SI DHE TË DËRGUARA PAS AFATIT NUK DO TË MERREN NË SHQYRTIM.
VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KRITERET E LARTËSHËNUARA DO TË KONTAKOHEN PËR INTERVISTIM.